Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Netanyahu falënderon Trump dhe Amerikën për mbështetjen ndaj Izraelit
👁12975
Bota E Mërkurë, 18 Qershor 2025 21:31 Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderon Presidentin amerikan Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër Iranit. Në një videomesazh të ndarë nga zyra e tij, Netanyahu falënderoi Trumpin për “mbështetjen që SHBA-të na kanë ofruar në mbrojtjen e qiejve të Izraelit”. Ai tha se të dy udhëheqësit kanë folur rregullisht, përfshirë një bisedë “shumë të ngrohtë” mbrëmë. “Dua të falënderoj Presidentin Trump për mbështetjen”, tha udhëheqësi izraelit, ndërsa theksoi se Izraeli po “godet rëndë regjimin e Ajatollahëve” pasi dëmtoi objektet bërthamore, raketat dhe “simbolet e...