Netanyahu dhe krerët e ushtrisë izraelite të ndarë mbi strategjinë për Gazën

Netanyahu dhe krerët e ushtrisë izraelite të ndarë mbi strategjinë për Gazën

Aleatët e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po ushtrojnë presion mbi ushtrinë izraelite për të nisur një ofensivë të re në Gaza, me qëllim potencialisht rikthimin e kontrollit të plotë mbi territorin, ndërsa shfaqen mosmarrëveshje të mëdha midis qeverisë dhe udhëheqjes ushtarake të vendit. Ministrat e kabinetit madje kanë marrë hapin e pazakontë duke insisituar publikisht që ushtria të zbatojë të gjitha urdhrat që do të marrë nga qeveria, duke përfshirë edhe pushtimin e pjesëve të mbetura të Gazës që nuk janë ende nën kontrollin izraelit. Netanyahu zhvilloi të martën një konsultë tre-orëshe me disa nga komandantët më të lartë, përfshirë Eyal Zamir, shefin e Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), para një takimi zyrtar të plotë të kabinetit të sigurisë që është planifikuar...