Netanyahu akuzon liderët perëndimorë se po “mbajnë anën” e Hamasit

Netanyahu akuzon liderët perëndimorë se po “mbajnë anën” e Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ashpër ndaj kritikave të kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit kanadez Mark Carney, duke i akuzuar se po mbështesin Hamasin dhe po dëmtojnë përpjekjet e Izraelit për të çrrënjosur këtë grup militant. Deklaratat e tij erdhën pas një qëndrimi të përbashkët nga tre liderët, të cilët dënuan zgjerimin e ofensivës ushtarake izraelite dhe e cilësuan situatën humanitare në Gaza si “të padurueshme”, madje duke paralajmëruar masa konkrete nëse Izraeli nuk ndryshon qasjen. Netanyahu, në një mesazh video, i cilësoi këta liderë si të paaftë për të kuptuar kërcënimin që përbën...
Burimi: Opinion.al