Netanjahu mesazh për Trump: Do vazhdojmë të punojmë së bashku për të mposhtur armiqtë

Netanjahu mesazh për Trump: Do vazhdojmë të punojmë së bashku për të mposhtur armiqtë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka shprehur falënderimet e tij ndaj presidentit amerikan Donald Trump për mbështetjen e dhënë ndaj tij personalisht dhe ndaj popullit hebre, vetëm pak kohë pas deklaratës së parë publike të liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, që pas armëpushimit mes dy vendeve. “Faleminderit shumë, President Trump, për mbështetjen tuaj prekëse ndaj meje dhe për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme ndaj Izraelit dhe popullit hebre. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mposhtur armiqtë tanë të përbashkët, për të liruar të burgosurit tanë dhe për të zgjeruar me shpejtësi rrethin e paqes”, shkroi Netanjahu...
Burimi: Syri.net