Nesër zgjedhjet parlamentare, përfundon procesi i shpërndarjes së materialeve në KZAZ 09 në Tropojë. Vijon puna në Has dhe Kukës

Nesër zgjedhjet parlamentare, përfundon procesi i shpërndarjes së materialeve në KZAZ 09 në Tropojë. Vijon puna në Has dhe Kukës

Ka përfunduar procesi i shpërndarjes së bazës materiale në KZAZ 09 në Tropojë. Në 38 qendra votimi janë dorëzuar baza materiale, e cila është mare në dorëzim nga policia e shtetit, pas vendosjes së vulave të sigurisë së dyerve të qendrave të votimit, raporton korrespodenti i Top Channel, Bekim Lekica. Në KZAZ 10/ Bashkia Has vijon puna për shpërndarjen e bazës materiale. Ndërsa në Qarkun e Kukësit janë tre ekipe të vëzhguesve afatshkurtër të OSBE ODIR (Kukës, Has e Tropojë) 6 vëzhgues. Ndërsa dy vëzhgues afatgjatë. Gjithsej misioni i OSBE ODIR ka në Qarkun e Kukësit 8 vëzhgues. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv