Nesër rikthehet Kuvendi! Nga “Territorialja” te “Zgjedhorja”…Deputetët do të ‘priten’ nga protestuesit

Nesër rikthehet Kuvendi! Nga “Territorialja” te “Zgjedhorja”…Deputetët do të ‘priten’ nga protestuesit

parlamenti TIRANË- Kuvendi do t'i rikthehet punimeve nesër, 8 shtator. Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar të legjislaturës së 11-të do të zhvillohet në orën 17:00 dhe do të jetë kryesisht ceremoniale. Sipas rendit të përcaktuar, të publikuar pak ditë më parë, në seancëdo të trajtohen procedurat e zakonshme që shoqërojnë nisjen e një sesioni të ri parlamentar, përfshirë edhe miratimin e dokumentacionit të mbetur nga seanca e fundit e zhvilluar në fund të muajit korrik. Para seancës së Kuvendit, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve rreth orës 11:00 të paradites së nesërme. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve do të diskutohet dhe miratohet projektprogrami i punës së Kuvendit dhe projektkalendari i punimeve. Sesioni i ri parlamentar pritet të shoqërohet me debate të rëndësishme...