Shqipëria fiton pastër ndaj Finlandës, merr kreun e grupit

Shqipëria fiton pastër ndaj Finlandës, merr kreun e grupit

Kombëtarja ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë triumfuan në “Air Albania”. Ndeshjen e vendosi “magjia” e Muçit dhe goli i Manajt me kokë pas krosit të Hysajt. Skuadra kuqezi e nisi takimin me synimin për të marrë kontrollin e lojës dhe krijoi rrezik që në minutën e parë, kur Laçi provoi pas një pasimi të Pilos, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë kuadratit. Pas disa tentativave të Asllanit dhe Muçit, Shqipëria gjeti golin e avantazhit në minutën e 35-të. Ernest Muçi dhuroi një moment spektakolar, duke lëshuar një goditje të jashtëzakonshme me të jashtmen nga krahu i djathtë, që përfundoi në rrjetë. Finlanda tentoi të reagojë dhe pati disa...