Nesër masat e sigurisë për 14 protestuesit e arrestuar, protestë para gjykatës së Tiranës

Nesër masat e sigurisë për 14 protestuesit e arrestuar, protestë para gjykatës së Tiranës

Nesër në orën 10:00 protestuesit kanë njoftuar se do të jenë tek Gjykata e Tiranës, ku do të jepen masat e sigurisë për 14 të arrestuarit. Ne protesten e dites 94, dy ditë më parë, policia dhunoi protestuesit para godinës qeveritare dhe arrestoi 14 prej tyre, 3 të tjerë u proceduan penalisht.Ata u arrestuan pasi kërkuan ballafaqimin me kryeministrin Edi Rama dhe llogaridhënie për keqqeverisjen e vendit, varfërimin e tyre dhe shitjen e pronave publike.Kryeministri jo vetem nuk u ballafaqua me kërkesat e protestuesve paqesore por permes vartësve te tij urdhëroi arrestimin e largimin zvarrë të tyre duke mos kursyer as femrat. Në njoftimin e saj policia deklaroi se protestuesit kishin bllokuan hyrjen dhe daljen e kryeministrisë teksa në godinën qeveritare ndodheshin personalitete të larta shteterore, konkretisht...