“Nesër hapet dialogu online”, Rama: 3 grupe studentësh janë kthyer me kërcënime që mos takoheshin me mua

“Nesër hapet dialogu online”, Rama: 3 grupe studentësh janë kthyer me kërcënime që mos takoheshin me mua

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e një dritareje të re dialogu online, duke nisur nga nesër, përmes së cilës të interesuarit do të kenë mundësi të ndërveprojnë drejtpërdrejt me të dhe qeverinë. Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadoren e BE-së, Rama foli edhe për protestat, duke pretenduar se tre grupe studentësh kanë qenë të gatshëm për dialog, por, sipas tij, janë kthyer mbrapsht me dhunë dhe presion. Rama u ndal te përplasjet dhe dhuna, duke theksuar se nuk do të tërhiqet dhe askush nuk mund ta trembë me dhunë.  “Nesër do të ndezim një tjetër dritare dialogu, që i ofrohet atyre që duan të ndërveprojnë me mua dhe qeverinë. Studentë që kërcënohen nga pseudo studentë që shfaqen në dyert e auditorëve dhe...