Burimi:
Joq-albania.com

Foto © Joq-albania.com
“Nëse vdes, dua një vdekje me zë të lartë”, sulmi ajror i merr jetën fotoreporteres në Gaza
👁6071
Fatime Hassouna, një fotoreportere palestineze u vra këtë të mërkurë gjatë një sulmi ajror izraelit në lagjen Al-Touffah të Gazës. Për 18 muaj me radhë, ajo kishte dokumentuar me fotografi dhe video pasojat e bombardimeve në këtë rajon të goditur rëndë nga lufta. Sulmi që i mori jetën ndodhi në shtëpinë e saj, ku bashkë me të humbën jetën edhe dhjetë anëtarë të familjes, përfshirë motrën e saj shtatzënë. Në moshën 25-vjeçare, Fatimeja kishte planifikuar martesën e saj që do të zhvillohej vetëm disa ditë më vonë. Megjithatë, ajo ishte e vetëdijshme për rrezikun e përditshëm që përballonte për shkak...