Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Nëse vaji peshon 10 litra duhet të lësh një kafe që…”zbardhen bisedat mes doganierëve që u arrestuan në Qafë Botë
Foto ilustrim Një operacion i autoriteteve greke ka çuar në arrestimin e 14 oficerëve të doganës në pikën kufitare të Mavromatit (Qafë-Botë), të dyshuar për marrje sistematike ryshfeti në këmbim të lejimit të kalimit pa kontroll të automjeteve. Të arrestuarit u paraqitën mëngjesin e së dielës në zyrën e hetuesit në Igumenicë, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuza të shumta për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Sipas mediave greke, hetimet ndaj tyre kanë nisur që prej muajit mars, pas dyshimeve se oficerët kërkonin ose pranonin shuma parash, që në disa raste shkonin deri në 300 euro, për të mos kryer kontrollet rutinë...