‘Nëse nuk sheh RTSH, mos i thuaj popullit ta mbyllë”, Gëllçi ironizon Shehajn: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

‘Nëse nuk sheh RTSH, mos i thuaj popullit ta mbyllë”, Gëllçi ironizon Shehajn: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Pas deklaratës së deputetit Agron Shehaj, i cili propozoi mbylljen e RTSH-së për të kursyer buxhetin, ka reaguar me një status ironik ish-drejtori i përgjithshëm i televizionit publik, Thoma Gëllçi. Në një koment të gjatë dhe sarkastik, Gëllçi e cilësoi këtë ide si një retorikë populiste dhe të rrezikshme për institucionet publike dhe kujtesën kolektive. “Të mbyllim RTSH-në, thotë Agron Shehaj. Por pse të ndalemi këtu? Mbyllim edhe Parlamentin, teatrot, bibliotekat… edhe memorien kolektive! Se është më lirë të harrosh sesa të kujtosh,” – shkroi Gëllçi në Facebook. Ish-drejtori i RTSH-së thekson se televizioni publik financohet nga një taksë direkte...
Burimi: Sot.com.al