“Nëse ka vdekur…”/ Roza Lati ngre dyshime se policia ka gënjyer për gjendjen e të riut me këmbë të thyer

“Nëse ka vdekur…”/ Roza Lati ngre dyshime se policia ka gënjyer për gjendjen e të riut me këmbë të thyer

Moderatorja Roza Lati ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me rastin e një të mituri që raportohet se ka mbetur i lënduar gjatë ndërhyrjes së policisë në protestë, duke ngritur pikëpyetje për gjendjen e tij shëndetësore dhe informacionet e dhëna publikisht. Përmes disa postimeve në Instagram, Lati ka shpërndarë dëshminë e një personi që pretendon se ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes. Sipas mesazhit, djali, rreth 15-16 vjeç, po ecte me kufje në vesh kur është thirrur nga efektivët e policisë për kontroll. Personi që pretendon se ka qenë dëshmitar thotë se i mituri është trembur dhe është larguar me vrap, ndërsa më pas është kapur nga policët. Sipas kësaj dëshmie, gjatë ndërhyrjes atij i është thyer këmba dhe është transportuar me automjet...