Nëse bëni këto gjëra, tregoni se keni inteligjencë të lartë

Nëse bëni këto gjëra, tregoni se keni inteligjencë të lartë

Imazhi që kemi zakonisht për një njeri “inteligjent” është shpesh tepër i ngurtë: i organizuar, produktiv, gjithmonë vigjilent, i gatshëm të përgjigjet, të zgjidhë probleme dhe të jetë një hap përpara. Por inteligjenca njerëzore nuk funksionon si një makinë që mund të punojë pa ndërprerje me kapacitet maksimal. Burimet tona mendore, fizike dhe emocionale janë të kufizuara. Dhe ata që dinë t’i menaxhojnë me zgjuarsi nuk i ngjajnë gjithmonë stereotipit të njeriut të palodhur dhe “superproduktiv”. Ndonjëherë, siç shpjegon psikologu Mark Travers në Psychology Today, disa prej zakoneve të tyre mund të keqinterpretohen si dembelizëm. Në të vërtetë, ato mund të tregojnë një mënyrë më inteligjente të të vepruarit. 1.Shmangin përpjekjet e panevojshme Zakoni i parë mund të duket kontradiktor: njerëzit inteligjentë shpesh shmangin punën...