“Nëse akuzoni, faktojeni!”- Akuzat për trafik armësh, reagon ministri Nufi: Interesi kombëtar nuk mund të bëhet peng i fantazisë televizive!

“Nëse akuzoni, faktojeni!”- Akuzat për trafik armësh, reagon ministri Nufi: Interesi kombëtar nuk mund të bëhet peng i fantazisë televizive!

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë një reagim të gjatë, pas akuzave të shpeshta se Shqipëria po bën trafik armësh. Reagimi i Nufit vjen pas akuzave të përsëritura një ditë më parë, në emisionin “Plug”. Sipas Nufit, gjithë akuzat janë një fantazi televizive, që nuk kanë lidhje me realitetin. Postimi i ministrit Nufi: “Kur fantazia televizive përplaset me realitetin! Mbrëmë, emisioni “Plug” në Syri TV i dha vetes një mision të vështirë: të gjente trafik armësh atje ku nuk ka ende as prodhim armësh! Për këtë u deshën pak montazh, pak fantazi, shumë insinuata dhe, mbi të gjitha, një marrëdhënie tepër elastike me faktet. Sepse kur faktet nuk e mbështesin historinë, te “Syri Qorr” duket se zgjidhja është e thjeshtë: nuk ndryshohet historia, por...