Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Neni 55 i kohës së komunizmit ishte më i qartë se projekti i ri i Kodit Penal”
Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka reaguar sërish ndaj projektit të ri të Kodit Penal, duke e krahasuar madje me nenin famëkeq të agjitacion-propagandës të kohës së komunizmit. Në një postim të publikuar, Dervishi thekson se neni 236 i projekt-kodit është i paqartë dhe i rrezikshëm për lirinë e shprehjes. “Neni 55 i (agjitacion-propagandës) së kohës së komunizmit ishte më i qartë!”, shkruan ai, duke ironizuar formulimin e nenit 236, i cili parashikon dënimin me burg deri në tre vjet për “përdhosjen” e institucioneve shtetërore, përfshirë Presidentin, Kuvendin, Qeverinë, sistemin gjyqësor dhe dëshmorët e Atdheut. Dervishi argumenton se termi “përdhosje”...