“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Partia e Lirisë deklaron se po vijon të marrë në analizë draftin e Kodit të Ri Penal. Tedi Blushi tha se ndryshimet në nenin për “Dorëzimin e Territorit” janë tradhti kombëtare e Edi Ramës pasi zbusin ndëshkimin penal duke i hapur rrugë cenimit të sigurisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.‘Me indinjatë të thellë dhe shqetësim patriotik e kombëtar, Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe ndryshimet e rrezikshme antikombëtare të propozuara në draftin e ri të Kodit Penal, për të zbutur ndëshkimin penal ndaj aktit më të rëndë dhe më të pafalshëm kundër kombit shqiptar, dorëzimin e territorit...