Nenet e reja të Kodit Penal, frymëzuar nga Turqia? Ekspertët paralajmërojnë për rrezik ndaj demokracisë

Nenet e reja të Kodit Penal, frymëzuar nga Turqia? Ekspertët paralajmërojnë për rrezik ndaj demokracisë

Drafti i ri i Kodit Penal, i bërë publik vetëm disa ditë më parë, pasi u mbajt në “sirtar” për plot 1 vit, ka sjellë reagime nga të gjitha anët. Krahas zërave të pafundme kundër edhe nga vetë sistemi i drejtësisë si SPAK-u, Prokuroria e Përgjithshme apo edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ditët e fundit edhe faktori ndërkombëtar është “rreshtuar” kundër. Nisma synon që Shqipëria të kthehet në një shtet autokrat, i ngjashëm me “regjimet” e Putinit apo Erdoganit. Koha e gjatë në pushtet, burgosja e opozitës apo edhe e njerëzve afër tij, disa prej të cilëve në arrati, po...