Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Nën ripërjetësimin e krijimtarisë së Nexhmije Pagarushës, RLIOF nis rrugëtimin me ‘Ëndrra pa kufi, Opera pa mure’
Flonja Haxhaj Mbrëmja e kaluar në Prishtinë shënoi hapjen e edicionit të pestë të Rame Lahaj International Opera Festival, me një koncert të jashtëzakonshëm nën qiellin e hapur, përballë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Në një atmosferë të ndriçuar hijshëm dhe me një publik që kishte zënë vend në çdo cep të kësaj hapësire, festivali filloi rrugëtimin e tij artistik në mbrëmjen dedikuar tërësisht krijimtarisë së ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, shkruan KultPlus. E pozicionuar në hapësirën përballë bibliotekës, mbrëmja ofroi një skenografi ku stolat dhe dritat krijuan një ambient që në shikim të parë e paralajmëronin një natë të...