Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në Elbasan materialet zgjedhore

Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në Elbasan materialet zgjedhore

Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për bashkinë e Elbasanit. Mësohet se materialet zgjedhore po shpërndahen nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë në dy nga katër KZAZ të bashkisë Elbasan. Përveç Elbasanit, materialet zgjedhore kanë mbërritur edhe në qarkun e Korçës dhe të Beratit. Kujtojmë se zgjedhjet e 11 majit do të zhvillohen ditën e dielë, për të përcaktuar parlamentin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme dhe qeverinë e re.
Burimi: Opinion.al