Negociatat Ukrainë-Rusi, takimi i radhës mund të mbahet në Vatikan në qershor

Negociatat Ukrainë-Rusi, takimi i radhës mund të mbahet në Vatikan në qershor

Një takim i ri mbi çështjen e Ukrainës ka të ngjarë të organizohet në mesin e qershorit në Vatikan, sipas informacioneve nga gazeta amerikane Wall Street Journal. Sipas gazetës, takimi mund të përfshijë një delegacion amerikan të udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe i dërguari special i presidentit, Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg. Kujtohet se javën e kaluar, vetë Papa Leoni ofroi vullnetarisht për të pritur një takim mbi çështjen ukrainase. Shtypi italian raporton se më në fund, shumë udhëheqës evropianë kanë shprehur besimin se nga ky takim mund të dalë një armëpushim pa kushte. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv