Negociatat me BE-në, Shqipëria mbyll një tjetër kapitull/ Kos: Progresi po sjell rezultate. Rama: Kemi ende rrugë të gjatë
Shqipëria ka mbyllur Kapitullin 20 të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, që lidhet me sipërmarrjen dhe politikën industriale. Këtë të martë në Luksemburg u mbajt në Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, dhe ministri irlandez për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen, Thomas Byrne. Komisionerja Kos përgëzoi Shqipërinë për progresin e arritur dhe mbështeti objektivin e qeverisë shqiptare për mbylljen e të gjithë kapitujve negociues deri në fund të vitit 2027. Ajo theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE përpara vitit 2030 është i mundur, nëse vijon ritmi pozitiv i reformave dhe mbështetja nga vendet anëtare. Rama e cilësoi mbylljen e kapitullit një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit, duke theksuar se progresi nuk matet...
Burimi:
kohajone.com