Negociatat Izrael-Hamas, grupi palestinez i ka dorëzuar ndërmjetësve përgjigjen për propozimin e armëpushimit

Negociatat Izrael-Hamas, grupi palestinez i ka dorëzuar ndërmjetësve përgjigjen për propozimin e armëpushimit

Hamasi konfirmoi në orët e para të së enjtes se kishte dhënë përgjigjen e tij ndaj propozimit të fundit të Izraelit për një armëpushim në Rripin e Gazës. Ndërkohë, delegacionet e negociatorëve nga të dyja palët po vazhdojnë bisedimet e tyre indirekte në Katar, por pa rezultate madhore. “Hamasi u ka dorëzuar ndërmjetësve të tij përgjigjen e tij dhe të fraksioneve të tjera palestineze ndaj propozimit të armëpushimit”, tha lëvizja islamiste palestineze nëpërmjet Telegramit. Kujtohet se propozimi izraelit ka të bëjë me një armëpushim për 60 ditë, lirimin e pengjeve dhe kthimin e trupave të pengjeve që kanë humbur jetën...