NEGOCIATAT 2027, SOT DALIN AFATET E KAPITUJVE

NEGOCIATAT 2027, SOT DALIN AFATET E KAPITUJVE

Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat për përmbylljen e procesit të anëtarësimit për vendet kandidate në BE. Konkretisht, do të publikohen udhëzime për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën. Për këto vende, Komisioni Evropian thekson se objektivat për përfundimin e negociatave, në rastin e Shqipërisë deri në fund të vitit 2027, përfaqësojnë “ambicien e tyre”. Më pas, Komisioni paraqet afatet kohore se kur duhet të mbyllet secili kapitull për të arritur këto objektiva. Shqipëria, e cila pas Malit të Zi ka shënuar përparimin më të madh, duhet të mbyllë plot 31 kapituj. Për këtë arsye, për shumë diplomatë të BE-së, përfundimi i negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit të ardhshëm...