Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Neglizhenca për pacientët me kancer/ Gazetari Osman Stafa çon në SPAK ministren
Neglizhenca për pacientët me kancer/ Gazetari Osman Stafa çon në SPAK ministren Gazetari Osman Stafa ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke denoncuar mosfunksionimin dhe mungesën e mirëmbajtjes së aparaturës së brakiterapisë në Spitalin Onkologjik të QSUT-së – një trajtim për pacientët që luftojnë me kancerin. Në dokument përfshihen si të kallëzuar drejtuesit e QSUT-së, titullarët e pavijonit onkologjik, si dhe drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë ministren Albana Koçiu çdo funksionar që ka pasur përgjegjësi ligjore dhe institucionale për garantimin e shërbimit.Sipas Stafës, pajisja e brakiterapisë është lënë jashtë funksionit për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, duke i privuar pacientët nga një ndër trajtimet më të rëndësishme për kancerin gjinekologjik. “E bëra këtë kallëzim jo për veten time. E bëra...