Në vitin e 19-të para erës sonë, vdiq Virgili, një poet romak, një nga burimet narrative më të rëndësishme për të ndriçuar etnogjenezën e Dradanëve!

Në vitin e 19-të para erës sonë, vdiq Virgili, një poet romak, një nga burimet narrative më të rëndësishme për të ndriçuar etnogjenezën e Dradanëve!

Jahja Drancolli Si sot, në vitin e 19-të para erës sonë, vdiq Virgili (Publius Vergilius Maro), një poet romak, një nga burimet narrative më të rëndësishme për të ndriçuar etnogjenezën e Dradanëve! Virgjili, i njohur më së shumti për epikën e tij, “Eneida” (lat. Æenēis -eĭdos) ose “Rruga e Eneas” nga Troja dardane deri në Lavinium afër Romës, një qytet që dyshohet se ishte më vonë e ndërtuar nga pasardhësit e Eneas. Fama e tij mbështetet kryesisht në Eneidën, e cila tregon historinë e themeluesit legjendar të Romës dhe shpall misionin romak për të civilizuar botën nën drejtimin hyjnor. Reputacioni i tij si poet qëndron jo vetëm për muzikën dhe diksionin e vargut të tij dhe për aftësinë e tij në ndërtimin e një vepre...