NE SHESH KA REVOLTE POR JO ALTERNATIVE/ LUTFI DERVISHI TREGON SE ÇFARE MUNGON NGA ‘TORTA’

NE SHESH KA REVOLTE POR JO ALTERNATIVE/ LUTFI DERVISHI TREGON SE ÇFARE MUNGON NGA ‘TORTA’

Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar protestat qytetare dhe mundësinë e krijimit të një alternative të re politike prej tyre, duke vlerësuar se një perspektivë e tillë mbetet ende e largët. Dervishi theksoi se protestat kanë shprehur zemëratën, revoltën dhe pakënaqësinë e qytetarëve, por deri më tani nuk kanë prodhuar një organizim të mirëfilltë që mund të marrë formën e një force të re politike. Sipas tij, mesazhi kryesor i protestuesve ka qenë kërkesa për ndryshim, ndërsa një pjesë e çështjeve të ngritura në shesh përputhen me problematikat që ka evidentuar edhe Komisioni Europian. Dervishi përmendi ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se ndryshimet e kërkuara në këto drejtime nuk kanë kosto financiare. Ai...