Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz! Një nga më të mëdhatë në botë!

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz! Një nga më të mëdhatë në botë!

Në Portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e sotëm super-jahti “Opera”, një nga jahtet më të mëdha dhe luksoze në botë, në pronësi të Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore. “Opera”, i ndërtuar në vitin 2022 nga kompania prestigjioze gjermane Lürssen, ka një gjatësi prej rreth 146 metrash dhe vlerësohet në rreth 450 milionë dollarë. Kjo ndalesë në Shqipëri lidhet me furnizimin me karburant, një nga arsyet kryesore pse jahtet turistike e zgjedhin portin e Durrësit si ndalesë të preferuar në rajon. Sipas burimeve portuale, “Opera” do...
Burimi: Top-Channel.tv