Në prag të takimit me Trump në Uashington, Meloni bisedë telefonike me Presidenten e KE. Kryeministrja italiane “negociatore” me SHBA

Në prag të takimit me Trump në Uashington, Meloni bisedë telefonike me Presidenten e KE. Kryeministrja italiane “negociatore” me SHBA

Takimi i së enjtes në Uashington midis kryeministres Meloni dhe presidentit Trump po ndiqet me vëmendje në Bruksel, ku çdo kanal dialogu i hapur me SHBA-të shihet në mënyrë pozitive. Kryeministrja Meloni zhvilloi një bisedë telefonike të martën në mbrëmje me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ato kishin komunikuar edhe gjatë ditëve të kaluara. Meloni mund të përfaqësojë një urë lidhëse mes dy brigjeve të Atlantikut, dhe kjo është e qartë për Brukselin. Megjithatë, kryeministrja italiane nuk ka asnjë mandat zyrtar për të negociuar me Uashingtonin, pasi politika tregtare është kompetencë ekskluzive e Komisionit Evropian. Qëndrimet e...
Burimi: Top-Channel.tv