Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
👁12059
Nga Ilir Demalia Nesër do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2026, i cili do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. E kaluara mes dy vendeve është e ngarkuar me tensione historike dhe politike, të cilat fatkeqësisht janë reflektuar shpesh edhe në ngjarjet sportive. Megjithatë, është e rëndësishme të kuptohet se futbolli nuk është një fushë lufte, por një arenë garimi dhe gëzimi kolektiv. Nuk është vend për të nxjerrë mllefe historike apo ndjenja shoviniste — aq më pak për të imituar sjellje të pahijshme që e kanë njollosur shpesh imazhin...