Në mes të qytetit/ I huaji me sjellje të çrregullta alarmon Vlorën

Në mes të qytetit/ I huaji me sjellje të çrregullta alarmon Vlorën

Një i huaj po lëvizte në zonën e Skelës në Vlorë duke bërtitur dhe me sjelle agresive me njerëzit. Të shqetësuar nga kjo situatë, kalimtarët kanë njoftuar policinë, e cila e ka pikasur pranë Universitetit të Vlorës dhe më pas ka bërë shoqërimin e tij. Nuk dihet nëse ishte nën efektin e lëndëve narkotike apo me probleme të shëndetit mendor, por për rreth 2 orë shkaktoi frikë në zonën ku po qarkullonte e cila është ndër më të frekuentuarat.
Burimi: Sot.com.al