Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Në makinë me 304 gram kokainë, tableta ekstazi dhe armë,2 të arrestuar! Detajet e operacionit te ‘Ali Demi’
👁9348
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Check Point”, duke arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri dhe lëndë narkotike në automjet. Së bashku me të u vu në pranga edhe pasagjeri 34-vjeçar, për moskallëzim krimi. Gjatë kontrollit, u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 304 gram kokainë, 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike dhe automjeti. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi: Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Check Point”. Qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike, në një automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Vihet në pranga dhe pasagjeri...