Në Londër zbulohet pllaka përkujtimore për Edith Durhamin, mikeshën e madhe të shqiptarëve
Në Londër është zbuluar një pllakë përkujtimore kushtuar Mary Edith Durhamit, antropologes, shkrimtares dhe udhëtares britanike, e cila ia kushtoi një pjesë të rëndësishme të jetës së saj njohjes së Shqipërisë dhe mbrojtjes së çështjes shqiptare.Ceremonia u mbajt në shtëpinë ku Durham jetoi për dhjetë vjet, ndërsa fjalën hyrëse e mbajti Sir Noel Malcolm, president i Shoqatës Anglo-Shqiptare, i cili foli për jetën, veprën dhe trashëgiminë e saj.Në këtë aktivitet, kontributi i Durhamit u vlerësua edhe nga ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, dhe ambasadori i Shqipërisë, Uran Ferizi.Zbulimi i pllakës u bë i mundur falë angazhimit të Brian Ferris dhe mbështetjes së shumë admiruesve të jetës dhe veprës së Edith Durhamit.Kjo pllakë përbën një shenjë të qëndrueshme mirënjohjeje për Durhamin, e...
Burimi:
kultplus.com