Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Në krye të grupit një shqiptar, EnchroChat ‘fundos’ organizatën kriminale në Angli, shitën 832 kg kokainë
Anëtarët e një grupi kriminal, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, janë dënuar me 65 vite burg në total. Pas hetimeve, u zbulua se 32-vjeçari me origjinë shqiptare, Redon Bushi, ishte “koka” e grupit, ndërsa importues dhe korrierë të shumtë punonin për të. Më 10 korrik të vitit të kaluar ai u shpall fajtor për “shpërndarje të drogës së klasit A” dhe “posedim të pasurisë kriminale”. Ditën e djeshme, 9 korrik 2025, ai u dënua me 24 vite e 10 muaj burg. Zbërthimi i mesazheve të koduara në EncroChat dhe Signal zbuloi se...