Në Kombëtare e ka humbur pozicionin, por Jasir Asani shpërthen me gola në Kore

Në Kombëtare e ka humbur pozicionin, por Jasir Asani shpërthen me gola në Kore

Adriatik BALLA Një nga lojtarët e Kombëtares që ka shkaktuar habi gjatë muajve të fundit me mungesën e tij në formacionin kuqezi, është Jasir Asani. Me kontribut thelbësor në kualifikimin e Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë, Asani tani nuk është më në planet e Silvinjos. Ftohet por nuk merr minuta. Në qershor nuk luajti asnjë minutë. Por ndërkohë, me skuadrën e tij jugkoreane nuk ndalet së shënuari gola. Në fakt, Jasir Asani ka qenë në epiqendër të zërave të merkatos gjatë këtyre javë në Korenë e Jugut, teksa diskutohej transferimi i tij në futbollin japonez. Por ndërkohë, kjo nuk ka shkëputur vëmendjen e sulmuesit të Kombëtares nga fusha e lojës me skuadrën e Guangju. Futbollisti ka gjetur sot rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj pretendentëve...