“Në këto ambiente s’mund të bëhet politikë”- Eurodeputetët në Manastirin e Zvërnecit, mesazhi i At Jan Tereziut për ligjvënësit shqiptarë: Ky është vend i Zotit! (VIDEO)

“Në këto ambiente s’mund të bëhet politikë”- Eurodeputetët në Manastirin e Zvërnecit, mesazhi i At Jan Tereziut për ligjvënësit shqiptarë: Ky është vend i Zotit! (VIDEO)

Deputetët shqiptarë dhe eurodeputetët janë pritur në Manastirin e Zvërnecit nga prifti i Kishës së Shën Mërisë, Atë Jan Tereziu. Ai i ka shoqëruar në ambientet e kishës, duke u treguar për historinë dhe vjetërsinë e këtij objekti të rëndësishëm të trashëgimisë Gjatë vizitës, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka pyetur Atë Jan Tereziun edhe për investimet që parashikohen të ndërtohen në zonën e Zvërnecit. Prifti është shprehur se ky është një vend i Zotit dhe se në këto ambiente nuk mund të bëhet politikë. Në përfundim të vizitës, deputetët dhe eurodeputetët janë ndalur për të konsumuar një kafe në ambientet e Manastirit të Zvërnecit.