Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Në këtë sistem drejtësie po mbulohen vrasje’/ Llangozi: Në krye të prokurorisë janë vendosur patronazhistët
Avokati Arben Llangozi ka ngritur alarmin për përkeqësimin e rendit dhe sigurisë publike në qytetin bregdetar të Sarandës, ndërsa ka akuzuar sistemin e drejtësisë për kapje politike dhe mungesë veprimi ndaj rasteve të rënda kriminale. I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, Llangozi tha se “Padyshim Saranda është një ndër qytetet më të rrezikshme, edhe statistikat e tregojnë që është një ndër qytetet më të frikshme.” Duke iu referuar rastit të zhdukjes së dy personave në Sarandë, Llangozi tha se ngjarja kishte një histori të mëparshme kriminale. Sipas tij, në një biznes ishte vendosur tritol dhe gjatë këqyrjes...