Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në kërkim të azilit në Britani/ Më shumë se 1,000 emigrantë kalojnë Kanalin e La Manshit në një ditë
👁3085
Mbretëria e Bashkuar është përballur me fluksin më të madh ditor të emigrantëve të paligjshëm për vitin 2025, pasi më shumë se 1,000 persona kaluan Kanalin e La Manshit me gomone të shtunën. Sipas raportimeve nga mediat britanike, forcat franceze qëndruan në vëzhgim, ndërsa dhjetëra gomone të mbushura me burra, gra dhe fëmijë në kërkim të azilit në Britani, u nisën nga brigjet veriore të Francës drejt Anglisë. Në total, rreth 18 mjete lundruese kaluan Kanalin, duke e kaluar rekordin e mëparshëm ditor për këtë vit – 825 persona – që ishte regjistruar vetëm pak javë më parë. Ngjarja ka...