Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Në kërkim, por s’ndalej! Kapet hajduti në plazhin e Durrësit, kreu mbi 5 vjedhjeve
Policia ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili ishte kthyer në makth për banorët dhe pushuesit në zonën e plazhit në Durrës. Edhe pse ishte në kërkim për vjedhje të mëparshme, ai vijonte aktivitetin kriminal, dhe deri më tani janë dokumentuar 5 vjedhje të tij në këtë zonë. Ai dyshohet si autori i vjedhjeve të shumave të parave dhe aksesorëve në automjetet e pushuesve, motoçikleta dhe sende me vlerë në banesa. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, falë informacionit të siguruar nga kamerat dhe prova të tjera gjatë hetimeve, u finalizua operacioni policor i koduar “Pamjet”, në kuadër të të cilit u identifikua, kap dhe arrestua shtetasi Gentian Llana, 40 vjeç, banues në Durrës. Llanan, ndërkohë ishte i shpallur në kërkim për disa vjedhje të tjera të...