Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në kërkim për drogë/ Pranga 46-vjeçarit në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Italisë
Një 46-vjeçar, Elis Roga, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh nga Italia është arrestuar në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Veprat penale për të cilat, sipas Kodit Penal italian, parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim. Aktualisht vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane.