Në kërkim nga Italia, arrestohet në Cërrik 52-vjeçari, pritet ekstradimi

Në kërkim nga Italia, arrestohet në Cërrik 52-vjeçari, pritet ekstradimi

Një 52-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor i koduar “Operacionalja 56”. 52-vjeçari kërkohej nga autoritetet italiane, për disa vepra të rënda penale. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Dhuna seksuale”, “Rrëmbim personi”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave për armët”. Për këto vepra penale, Kodi Penal i Italisë parashikon dënim maksimal deri në 15 vjet burgim. Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.