Në kërkim nga Interpol Tirana, arrestohet në Janinë i moshuari shqiptar

Në kërkim nga Interpol Tirana, arrestohet në Janinë i moshuari shqiptar

Një i moshuar shqiptar është ndaluar sot nga policia greke. 73-vjeçari rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare (Interpol Tirana).  Ai akuzohet për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”. Sipas policisë greke, ai kërkohej në Shqipëri prej korrikut të vitit 2022. Ndalimi i tij u bë në Janinë nga oficerët e policisë të Nëndrejtorisë së Hetimit Penal dhe Ndjekjes Penale. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv