Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës
Kapet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin: Behar Gerguri, 39 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim...