Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet 26-vjeçari nga Kazakistani
👁2309
Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar nga Kazakistani, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas uniformave blu mësohet se Gjykata për Hetimet Speciale e Almaty, Kazakistan, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Kazakistanit. “Finalizohet operacioni policor i koduar “Fugitive”. Kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kazakistan, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim. Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, specialistët për Hetimin...