Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë pjesëtari i një organizate kriminale
Policia Rrugore e Tiranës ka kapur një pjesëtar të një organizate kriminale të akuzuar në Spanjë. Mësohet se Gjykata e Seu de Urgell i ka caktuar 37-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në kuadër të organizatës kriminale. “Gjatë monitorimit sistematik që kryhet në të gjitha akset e kryeqytetit, me pajisje bashkëkohore dhe shërbime të shtuara, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës konstatuan shtetasin N. S., 37 vjeç, duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas ndalimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranë rezultoi se...