Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Në kërkim ndërkombërar për kultivim droge, arrestohet 54-vjeçarja, pritet akstradimi drejt Spanjës
Policia e Kavajës ka vënë në pranga një shtetase shqiptare të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle. Valjeta Beni, 54 vjeçe, banuese në Golem, u arrestua si rezultat i operacionit të organizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe me mbështetjen e Interpol Tiranës. Ajo akuzohet nga Gjykata e Sabadellit në Spanjë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, për të cilat është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, me një maksimum dënimi deri në 6 vjet. Interpol Tirana, në koordinim me...