“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë
Gazetari Merin Maçi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Orikum të ndodhur sot në 3 shtator, ku dy grupe janë përleshur me njëri-tjetrin. Ai tha se në ambientet e hotelit “R….” janë paraqitur tetë makina, mes të cilave edhe një Range Rover, që më vonë është përmbysur në afërsi të Peshkëpisë. Pikërisht këtë automjet e ngiste shtetasi B.M, që më herët ka bërë dhe karrierë politike. Gazetari shpjegoi me hollësi dinamikën e gjithë ngjarjes. “Nga ky automjet kanë dalë dy vëllezër, që janë arrestuar dhe dy persona të tjerë. Në hotelin “R” kanë hyrë 18 persona. Sapo kanë hyrë në ambientet e lokalit, kanë qëndruar të ulur pak minuta me pronarin e lokalit...
Burimi:
javanews.al