No Image Available

Në gjendje të dehur përplasi për vdekje dy fëmijë në Durrës, Nikoll Radaçi përballet me gjykatën

Dërgohet për gjykim Nikoll Radaçi, 57-vjeçari i akuzuar për aksidentin tragjik të 3 majit në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe u plagos një tjetër. Nikoll Radaçi, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksidentin tragjik të 3 majit në Durrës, do të përballet me proces gjyqësor për ngjarjen ku humbën jetën dy të mitur, ndërsa një fëmijë tjetër mbeti i plagosur. Dosja është dërguar në gjykatë me akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e dy personave. Seanca paraprake pritet të zhvillohet sot dhe do të mbahet me dyer të mbyllura. Ndërkohë, për Radaçin është kërkuar pushimi i akuzës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Kërkesa...