Shpërthimi i bombolës që la në qiell të hapur 15 familje/ Demo: Ofrojmë një vit bonus qiraje
15 familjet e mbetura pa banesa pas shpërthimit tragjik të bombolës së gazit në një pallat pesëkatësh në Elbasan do të përfitojnë bonus qiraje për një vit, me mundësi zgjatjeje deri në rikthimin e tyre në banesa. Vendimi u miratua këtë të martë nga Këshilli Bashkiak, pas përfundimit të ekspertimit nga Instituti i Ndërtimit. Familjet kanë nënshkruar kontratat për përfitimin e bonusit, ndërsa Bashkia e Elbasanit ka verifikuar çmimet e tregut për të përcaktuar vlerën e mbështetjes financiare. Shpenzimet do të mbulohen në bazë të ligjit për emergjencat civile, deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për banorët. Ndërkohë, familjet kanë nisur të kërkojnë vetë banesa me qira, pasi konvikti i vënë në dispozicion nga Bashkia nuk është shfrytëzuar. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi...
Burimi:
ntv.al