Gjobat ndaj televizioneve/ Reagon kryetarja e AMA-s: Kur në ekran bëhet thirrje për luftë civile…
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, ka reaguar lidhur me debatin për gjobat e vendosura ndaj televizioneve, duke publikuar disa deklarata të transmetuara në ekranet shqiptare, ku bëhen thirrje për luftë civile, përdorim armësh, pushkatime dhe djegie institucionesh. Krasniqi thekson se liria e shprehjes është një parim themelor, por ajo shoqërohet edhe me përgjegjësi editoriale. Sipas saj, deklaratat që nxisin dhunë nuk mund të konsiderohen thjesht opinione politike dhe nuk mund të justifikohen në emër të lirisë së medias. “Pra, standardi europian nuk kërkon heshtjen e medias. Ai kërkon që liria editoriale të ushtrohet së bashku me përgjegjësinë për përmbajtjen që i përcillet publikut”, është shprehur kryetarja e AMA-s. Reagim i kryetares së AMA-s, Armela Krasniqi: Kur në ekran bëhet thirrje për luftë...
Burimi:
ntv.al